Legjitimiteti përballë xhuvelizmit

nga Igli Tashi

Mbas shume javesh premtimesh, bombardimesh, akuzash, koncertesh, perurimesh, arritjesh mitingjesh dhe me se fundi numerimesh pafund, me fund enigma u zgjidh. Duke promovuar te tere fenomenin e shumeperfolur te NDRYSHIMIT, kryefjala e kesaj fushate bazuar mbi argumentin virtual te gotes plot apo bosh, arritem ne nje situate ku :

  • Berisha duket se do te qeverise
  • Meta duket se e vuri perfund Ramen
  • Rama duket se humbi perballe te dyve, dhe politika e tij e re nuk bindi fuqishem
  • Shqiptaret duket se bene zgjedhje te mira por pa mundur te arrijne standartet.

Per nje dite te vetme si ajo e 28 qershorit arritjet duken kolosale, vetem 24 ore per te zgjidhur dilemat e 8 viteve (4 qe shkuan dhe 4 qe do vijne). Dhe ne thelb c’ndodhi ?

  • Berisha vertetoi dhe njehere se politika eshte e paparashikueshme (jo per te ama)
  • Meta tregoi se pakica mund te vendose fatin e shumices (pa asnje paragjykim)
  • Rama vertetoi se « kryeneçesia » karakteristike ballkanike ve shpesh ne loje o te teren o asgje.
  • Shqiptaret treguan se e deshen me te vertete ndryshimin, dhe per mundesite e krijuara, shkuan e votuan masivisht me shprese shume e me fjale pak.

Mbas ketyre fakteve, fillon puna e analizes por dhe kjo kujdes, pas 3 shtatorit. Njerezit qe premtuan, bombarduan, akuzuan, kenduan, peruruan, bertiten e u betuan … do shkojne me pushime. Ne kete rast ia degjuan deshiren ketij populli per t’a lene pak kohe rehat, si i thone nje fjale, ne hallin e tij.  Mire thote Maliqi (ai qe bente dhe ligjin), ky personazh emblematik se cudia me e madhe 3 dite zgjat !

Prandaj per te qene brenda ketij 3 diteshi, zgjodha te komentojme rreth fenomenit te ri te ketyre zgjedhjeve, ate te legjitimitetit. Me voten e tyre shqiptaret nuk legjitimuan kerkend, as ndonje parti te vecante, as ndonje program te vecante, as ndonje individ te vecante. Po them individe se fjala lider permban pergjegjesine, e kjo e fundit permban llogari-dhenien.E me sa po shohim keta individe, marrdheniet diplomatike me llogari-dhenien i kane nderprere prej kohesh.

Atehere ne emer te legjitimitetit (por jo te llogari-dhenies) Berisha i zgjati doren Metes qe te krijojne nje qeveri « legjitime », pra ku shumica e shqiptareve te ndjehen te perfaqesuar, qe koha per veprim te vije dhe ndryshimi tashme i prekshme per shqiptaret (sipas disave) te thelloje avantazhin e ti mbi politiken e re qe nuk e kuptuam mire ne ishte e re per nga mosha, nga idete apo nga sjellja. Ne paranteze, duke marre parasysh rezultatin « paraprak » (nje tjeter lloj hipokrizie apo valiumi i nevojshem qe 2 muajt e veres te kalojne qetesisht), ndoshta nuk duhej nje politike dhe kaq e re, por nje politike TJETER.

Megjithate, ne dukje kjo dore e zgjatur ne emer te legjitimitetit per njerin, apo te « interesave kombetare » per tjetrin, duhej te ishte nje fenomen qe do te na gezonte dhe do te na jepte shpresen e munguar 4-vjecar pas 4-vjecari. Por duke pare menyren si  ngjarjet rrodhen, mund te arrijme ne konkluzionin qe kjo shkrirje koalicionesh, pervec makuterise per pushtet asnje grimce legjitimiteti apo uniteti kombetar nuk permban ne te, (te me fale plaku i urte Godo apo njeriu i mire Ceka per kete guxim te cmendur qe po marr ! ).

Gjithmone kam adhuruar kapacitetin e politikes shqiptare per te prodhuar … fjale apo nocione te reja, te cilat pershkruajne fare mire e me terma te shkurter por domethens, realitetin grotesk te saj. Dushku e xhuvelizmi jane vetem disa nga shembujt e shumte qe kemi pare e degjuar. I pari per te perkufizuar faktin qe pavaresisht se per ke votojne shqiptaret, deputet e parlementit i zgjedhin e i vendosin partite. I dyti per te perkufizuar faktin qe pavarsisht se kush votues ta jep voten, ti si politikan ben c’do vete.

Antikorpi i ketyre semundjeve politike me sa dukej ishte nje formule (kod zgjedhor, marreveshje, konsensus) qe do te nisej nga legjitimiteti (i nje shumice vendimarrese) per te prodhuar legjitimitet (nje tjeter shumice po kesaj radhe qeverisese). Shkurt per t’i dhene Cezarit, cfare i takonte Cezarit.

Keshtu mberritem ne 28 qershor, me tre koalicione te bindur qe do te fitonin, dhe nje (ai i lirise dhe jo keta te ndryshimit), qe do te percaktonte qeverisjen. Keshtu dhe shqiptaret shkuan te votonin (per ke, e dine ata) dhe vota e tyre filloi te numerohej (se si, e dine ca te tjere, esnafe formulash). Po kjo nuk shume rendesi me sa duket, sepse dhe atij qe desh vdiq nga uria per padrejtesine e 21 prillit, 3 dite i zgjati cudia. I prirur nga « kryenecesia » ballkanike dhe ai tha, une luftoj per parime po ama ne qofte per mua, s’kam hiç frike dhe do ta shikoni po nuk fitova. Dhe aq kryenec u tregua saqe nxorri nga sondazhet e tij te besueshme po qe asnjehere nuk mundem t’i konsultonim, dhe nje numer magjik 35. Poshte ketij numri nuk kishte me legjitimitet per te drejtuar as partine e tij, siper ketij numri jo vetem per partine por dhe per qeverisjen.

Mes ketyre kryneçesh, udheheqes militantesh dhe jo lidere politike, erdhem me 3 korrik kur pasi nuk moren legjitimitetin e popullit, e prodhuan vete ate. Biles sipas nje logjike te nje matematike tejet elementare ku dhe numrat rendore 10 + 24 > 33 thuaj i pergjigjen te njejtes logjike fitoreje te ngushte dhe jo legjititme.

Atehere si e justifikuan legjitimitetin ? Le te analizojme pak argumentat e tyre per te pare nese qendrojne apo jo:

SALI BERISHA

  • Berisha duke e ftuar Meten pike se pari sepse programet iu puqkan tek integrimi dhe punesimi. Andej nga anet e mia kesaj i thone kercen prifti nga belaja… A thua se pjesa tjeter e atyre shqiptareve, votuan kunder ketyre yjeve ndricues, qe tani na jane kthyer ne yje polare, pra integrimit dhe mireqenies. Argument ky qe i ngjan me shume nje tallje me inteligjencen e ketij populli.
  • Se dyti Berishes i shkonte me mire Meta, se ky i fundit na paskesh qenka goxha i persekutuar. A ka mundesi zoti kryeminister te na thote nga kush, mos valle nga Nano, nga Rama apo dhe ai vete, apo nga te tre se bashku ? Ah vec ne e paste persekutuar i madhi Zot  kete Mete martir, dhe ndonje parti si ajo e Metes ne krahun e vete kryeministrit! Dhe tek e fundit c’lidhje paskerka legjitimiteti qeverises me kete arsyetim prej « far-west ».
  • Pastaj vjen dhe pjesa me e bukur e shtjellimit te bashkepunimit (pra legjitimitetit) qe eshte fakti se sipas z. Berisha, LSI na qenka (po e citoj) partia perfaqesuese me dinjitoze dhe me e pershtatshme per te majten! Sipas gjykimit te tij mundet edhe te jete e vertete, po sipas asaj te votuesve te 28 Qershorit panorma na del pak ndryshe. Nuk ka matematike qe te nxjerre me pak perfaqesues nje subjekt qe ka rreth 41 % te votave e 65 vendeve sesa nje subjekt qe ka vetem 4 (ne vote nominale sigurisht dhe pak me shume), por « te arta » ama.

ILIR META

  • Meta duke pranuar Berishen, ne emer te « legjitimitetit » na argumentoi se, pas nje reflektimi te thelle (prej rreth 2 oresh !) cdo gje e ben per interesat madhore te vendit. Dhe sipas logjikes se tij, ky unitet per interesa madhore integruese, na qenka dicka me shume se 50 % e shqiptareve. Po ata 50 % te tjere ? Shume domethenese per nje drejtues – llogaritar dhe jo politikan – lider sic do kishim deshiruar shpresuar te ishte ky ish-militant i majte.
  • Pastaj duke marre ne konsiderate (po citoj) « domosdoshmerine per nje qeverisje eficente perballe krizes ekonomike » ben dhe njehere gabimin e mesiperm ne interpretimin e unitetit duke konsideruar gjitheperfshirese dicka qe nuk eshte. Pa i hyre ketu analizave ekonomike, si ai i borxhit te brendshem, investimeve fitimprurese, nivelit te inflacionit, masave antikrize, te cilat ekonomisti Ilir Meta i ka bere dhe denoncuar me mijera here, nepermjet nje gjuhe patetike dhe deri diku te besueshme per ata shume mijera vete qe e votuan.
  • Dhe qershija mbi torte, Meta e pranoi oferten pasi konsultimeve te brendshme dhe te jashtme, qe mesa duket i moren shume kohe (2 ore !). Biles aq shume konsultoi nivelet e brendshme  saqe figura te nderuara e te njohura si parimore (te pakten ne gjykimin tim si Xhufi apo Brokaj) as nuk na paskerkan marre pjese ne kete konsultim. Dhe si per « yshtur » hijen e xhuvelizmit kaq te urryer, pas 2 ditesh mblodhi dhe konventen per te diskutuar ne menyre transparente… jo koalicionin me Berishen… por postet qe LSI duhet te negocioje me te. Ketij i thone legjitimitet per koke te legjitimitetit.
  • Ndersa persa i perket faktorit te jashtem, politika jone largpamese (dhe ajo e Metes me sakte) e degjoi me vemendje mesazhin e nderkombetareve (kujtoja qe kjo ishte nje fraze ekskluzive e kryeministrit shqiptar te Kosoves). Te tere e degjuam ambasadorin amerikan qe keshilloi nje qeverisje gjitheperfshirese dhe legjitime. Nuk i mbetej ketij ambasadori dhe stafit te tij te mire-integruar ne Shqiperi, pervecse t’ua vizatonte ketyre udheheqes militantesh, qe pertej « se majtes dhe se djathtes » ka nje popull shqiptar qe votoi si i desh qejfi dhe qe priste nje qeveri… nese ma lejoni shprehjen … per qejf t’vet. Me shume subtilitet, le te me korrigjoje nese gaboj, dhe ne sherbim te interesave te vendit, ky njeri babaxhan propozoi qe qeveria e mbas-pushimeve  te reflektonte deshiren per ndryshim te ketij populli qe ndoshta mund te ishte nje bashkepunim ne terma ekzekutive i te tere forcave politike qe nuk do te lejonte arsyetime te stilit : armiku i armikut tim, eshte miku im.

Nje ekzekutiv i tille do te ishte te pakten ne leter me eficent dhe me i qendrueshem, nisur nga disa faktore.

  • Se pari ajo do te ishte fryt i nje konsensusi te gjere votash dhe jo karrigesh.
  • Se dyti nuk do te privilegjonte aftesine dhe jo militantizmin sic ndodh rendom tek ne keto 18 vitet e fundit.
  • Se treti, debati nuk do te fokusohej mbi dashurine apo besnikerine qe ti ia dedikon NJESHIT, pasi sipas ketij stili NJESHI do te ishte i detyruar t’i hapte rrugen liderit te vertete.
  • Se katerti, e perdorur mire, kjo qeveri do te perfitonte nga energjite pozitive te te gjithe spektrit duke siguruar keshtu eficencen te nevojshme.
  • Dhe se fundmi, ky stil qeverises do te na kursente percarjen militante mes popujsh blu e roze, por do krijonte nje baze te shendoshe per nje panorame politike dhe ideologjike mes nje te majte dhe te djathte, qe per hir te se vertetes, mes xhuvelesh e dushkaxhinjsh e kemi te veshtire ta dallojme sot.

Megjithate ne terma me pragmatike, nje fryme e tille qeverisjeje nuk do te mund te lejonte qe :

  • fushatat te behej nga buxhetoret dhe nxenesit,
  • te inaguroheshin rruge e ujesjellsa te pambaruar
  • administrata te nderrohej cdo 4 vjet dhe termi profesionalizem te mos ekzistonte me
  • te vizatohej nje Shqiperi 2 ngjyreshe e prere me thike mu ne mes, (ne Elbasanin e barazimit 7 me 7)
  • por mbi te gjitha nuk do te lejonte nje manaxhim bajraktarist me terma te tille si : qeveria IME, UNE ju premtoj, ME MUA fitojne te gjithe etj. etj.

A thua qe faktori nderkombetar por mbi te gjitha votuesit shqiptare te kene deshiruar nje skeme qeverisje te tille : as te re, as te vjeter, as me paterica, as azgane, por thjesht NDRYSHE ?

Po kjo ndoshta do te ishte shume per kete Shqiperine tone politikisht gjithmone e me shume ballkanike, ku dy gjela ne nje pullaz nuk munden kurresesi te kendojne.  E ndoshta populli, me ane te votes se tij ka dashur pikerisht nje Shqiperi pa keta gjela ne keto lloj pullazesh. Siç ju pelqen ta thone shpeshhere zoterinjve qe merren me politike (se politikane s’me ben goja t’ju them), SOVRANI foli … po  JU prape nuk e degjuat !

Published in: on 09/04/2010 at 07:25  Leave a Comment  

The URI to TrackBack this entry is: https://iglitashi.wordpress.com/2010/04/09/legjitimiteti-perballe-xhuvelizmit/trackback/

RSS feed for comments on this post.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: